10 persona të testuar sot në Vushtrri, rezultojnë negativ

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se të gjitha testet e kryera sot, të qytetarëve të Vushtrrisë kanë rezultuar negative.


Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka konfirmuar se sot janë testuar 10 persona.

“Të gjitha 10 testet e kryera sot të qytetarëve të Vushtrrisë nga IKSHPK për Covid-19 kanë rezultuar negative”, ka shkruar ai,

Njoftimi i plotë:

Të gjitha 10 testet e kryera sot të qytetarëve të Vushtrrisë nga IKSHPK për Covid-19 kanë rezultuar negativ
Pas vështirësisë vjen lehtësimi.
Ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus

Të ngjashme