Nëse jeni duke planifikuar udhëtimin e një jete, një pushim në plazhet e ëndërruar prej kohës, po ju njohim me 10 më të mirat.
Udhëtimi në këto vende do jetë një eksperiencë fantastike, sipas theluxurytravelexpert.
Tulum, Mexico
Ajo që e bën të vecantë Tulumin është afërsia e tij me disa nga rrënojat mahnitëse Mayan në të gjithë Meksikën. Ky është një nga destinacionet më të mira kulturore. Tulumi është një qytet i lashtë me mure të rrënuara të rëna deri posht në bregdet. Ky plazh ka mijëra vizitorë dhe shkak për këtë ëshët pamja spektakolare që shihet nga muret e rrënuara.
Navagio Beach, Zakynthos, Akynthos Greqi
Plazhi i Navagios është një vend i izoluar por akoma i mrekullueshëm në ishullin grek të Zakynthos. Zona ka shkëmbinjë gëlqerorë, plazhet janë me rërë të bardhë, dhe uji i pastër blu, që tërheq mijëra turistë në vit.
Grace Bay, Turks & Caicos
Turks dhe Caicos përbëjnë gjithësej 40 ishuj nga të cilat Providenciales është qendra kryesore turistike.
Whitenhaven beach, Queensland, Australia
Whitehaven Beach, është një nga plazhet e mbrojur nga Parku Kombëtar i Ishujve të Whitsunday. Plazhi më i famshëm i Australisë shtrihet për 4,4 milje dhe mbizotërojnë blu dhe jeshile. Rëra është 98% e bardhë dhe e pastër e cila i jep një ngjyrë të shkëlqyeshme në ndërthurje me ngjyrat e ujit.
Ky plazh mund të arrihet për t’u vizituar nëpërmjet një helikopteri ose duke lundruar me jahtet e zonës.
Baia do Sancho, Fernando de Noronho, Brazil
Baio Do Sancho ndodhet në ishullin e largët të Fernando de Noronha, një arkipelag aktiv vullkanik i 21 ishujve në Oqeanin Atlantik, që ndodhet rreth 350 kilometra larg brigjeve të gjirit të Brazilit verilindor.
Ujërat në ngjyrë smeraldi dhe rëra e butë dhe e bardhë janë të rrethuara nga shkëmbinjtë e mbuluar me bimësi. Plazhi mund të arrihet vetëm me anije.
Beach long, Island Vancuover, Kanada
Jo vetëm bukuria e plazheve tropikale të lë pa frymë. Një vend magjik është edhe Long Beach, plazhi më i gjatë me rërë në Ishullin Vankuver të Kanadasë, që ofron pamje mjaft piktoreske dhe një shkretëtirë detare të pakrahasueshme.
Bay Maya, Koh Phi Phi, Thailand
Maya Bay është një ndër gjiret më mahnitëse dhe të bukur në Tajlandës.
Plazhi kryesor në këtë gji është përmban rërë të butë të bardhë, me koral të gjallë dhe peshk ekzotik në ujë jashtëzakonisht të pastër.
Afrika e Jugut
Ky është plazhi i vetëm uraban, ka rërë të verdhë ndryshe nga gjithë plazhet që përmendëm më sipër.
Ka ujë të ftohtë për shkak të rrymave në Oqeanin Atlantik, por kjo nuk u bën atë të mos ketë pamje mahnitëse.
Polihale Beach, Hawai, SHBA
Polihale është një ndër plazhet më të rrallë dhe më të mrekullueshëm të arqipelagut Hawaiian. Duket një plazh i braktisur por ai vizitohet tej mase shumë, edhe pse rruga për të arritur atje nuk është në standartet e duhura. Mjafton të keni një makinë të fortë që besoni se nuk hasni problem me të gjatë rrugës.
Anse Source D’argent, Seychelles
Një nga plazhet më të fotografuara në botë, me rërën e bardhë verbuese shtrihet, me gurë të mëdhenj shkëmborë. Plazhi shkëlqen përballë një sfondi gurësh të mëdhenj graniti.