Në Instagram, plazhet më të vizituara dhe më të preferuara në botë kanë më mijëra hashtagë dhe etiketime. Atje ku të gjithë njerëzit ëndërrojnë të shkojnë dhe atje ku postohen më shumë foto e video nga pushimet, atje ku parajsa është shumë afër dhe ku qielli dhe deti janë një i vetëm – është një jetë tjetër.
Shikoni cilat janë plazhet më të populluara sipas Instagramit, të cilat, njerëzit mezi presin t’i vizitojnë.
1. Whitehaven Beach, Australi
Ky plazh është më i populluari në Instagram, sepse regjistron më shumë se 140 mijë postime me hashtagum #whitehavenbeach. Trip Advisor e ka renditur plazhin më të bukur në Paqësorin e Jugut dhe arsyet janë disa, por rëra rreth 7 km është një arsye e fortë që i tërheq të gjithë pranë vetes.
2. Horseshoe Bay, Bermuda
I dyti në radhë është Horseshoe Bay, Bermuda, me 95,328 postime dhe etiketime. Është i famshëm për formën e të lakuar dhe kontrastet mes ujërave të gjalla. Rëra me ngjyrë rozë, e plotësuar nga formacione shkëmbore që rrethojnë skajet, të fal një pamje piktoreske e të mrekullueshme. A mund të imagjinoni një muzg më të bukur sesa në një vend si ky?
3. Cayo Coco Beach, Kubë
#cayococo ka regjistruar 86.590 imazhe mbresëlënëse në Instagram, duke e bërë atë një tjetër plazh të famshëm. Bregu i artë si qelibar dallon me lagunat dhe kënetat e mbushura me zogj të bardhë dhe flamingot rozë.
4. Boulders Beach, Cape Town
Duke regjistruar 79,521 postime në IG, Boulders Beach është një pikë e nxehtë me një pamje të mrekullueshme. Që këtej, mund të bësh foto fantastike, sepse të ndihmon pamja e gjallë e natyrës. Plazhi, shpesh është i mbushur me pinguinë më shumë sesa me njerëz.
5. Pink Sands Beach, Bahamas
Me mbi 71,087 etiketime në IG, Pink Sands Beach është i famshëm për atë që qëndron brenda emrit që mban. Ngjyra rozë e rërës është për shkak të insekteve të koraleve mikroskopike, të cilat kanë ngjyrë të kuqe të ndezur, ndaj edhe shkaktojnë këtë fenomen mahnitës. Mediat sociale do t’ju kenë zili me fotot nga këndej.
6. Ao Nang Beach, Tajlandë
Tajlanda është historikisht e njohur për mrekullitë natyrore dhe Ao Nang Beach nuk bën përjashtim. Të paktën 61.836 njerëz në IG i bashkohen kësaj. Plazhi është pak a shumë me diell deri në orët e vona të darkës. Nëse do ta keni mirë muhabetin me diellin, andej nga ndonjë palmë mund të siguroni pak hije për t’u ndier më të freskët.
7. Dreamland Beach, Bali
Dreamland Beach në Bali sjell turistë, vendës dhe serfistë nga e gjithë bota. Pothuaj 60 mijë postime në Instagram janë tregues që të gjithë që vijnë në këtë vend, kanë realizuar ëndrrën e tyre për të shkuar në Dreamland. Dallgë të mëdha e të fuqishme për serfistët, ndërsa të tjerët vijnë për t’u çlodhur në rërën e rrethuar nga tropikët e ëmbël.
8. Eagle Beach, Aruba
Plazhi më i madh në Aruba është Eagle Beach, madje edhe vendi më i mbipopulluar (rreth 45,960 IG). Rëra e bardhë ka një vijë të gjatë bregdetare dhe në zona të caktuara të Karaibeve ndërpritet nga pemët lokale, të cilat janë bekim për të bërë hije, por edhe për të realizuar foton perfekte.
9. Navagio Beach, Greqi
Greqia është e njohur për plazhet e saj të mrekullueshme – vendi i parë ku shumë njerëz panë rërë të zezë me sytë e tyre dhe u dashuruan me të. Arsyeja pse rreth 37,931 postime me hashtagun #navagiobeach është edhe pamja e plazhit që shtrihet në një terren të virgjër dhe në gjire të fshehura.
10. Reynisfjara Beach, Islandë
Islanda, kohët e fundit ka fituar një popullaritet të madh pas shpërthimit të vullkaneve, malet dhe rrethinat e tjera të larmishme. Ky plazh është vetëm një pjesë e saj. Rëra është e zezë dhe shkëmbinjtë e shumtë u japin ujërave një freski të përjetshme.