Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kryetarët e partive opozitare

Prishtinë | 30 Mar 2026 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, raporton Ekonomia Online.

I pari i ekzekutivit deklaroi se do të bëjë ftesa për takime me kryetarët e partive opozitare.

Ai madje ka ripërsëritur edhe njëherë deklaratën se në seancën e zgjedhjes së presidentit duhet të jenë të pranishëm 85 ose 86 deputetë.

“Prandaj unë nuk e kisha kohën e mjaftueshme që t’i bëj konsultimet e brendshme për takimet e ardhshme. Padyshim që do të bëj ftesa për takime me kryetarët e partive opozitare, në mënyrë që të shohim rrugët për të arritur numrin prej së paku 80 deputetëve. E po e ritheksoj, unë nuk besoj që është mirë të jemi veçse 80 apo 81; duhet të jemi rreth 85, pra 85 deri në 86, që të jemi të sigurt në mënyrë që ta zgjedhim presidentin aty. Dhe për këtë do të bëj edhe ftesa dhe do të zhvillojmë edhe takime, por çfarë ofertash e kërkesash do të ketë në ato takime, duhet të presim që të ndodhin ato takime”, tha ai.

Të ngjashme