Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka lëshuar gjatë seancës së Kuvendit një incizim të një pacienteje të prekur nga kanceri, e cila kishte rrëfyer për vështirësitë me të cilat po përballet gjatë trajtimit të sëmundjes, raporotn Ekonomia Online.
Rrahmani lëshon në Kuvend rrëfimin e pacientes me kancer, Vitia thotë se terapia nuk është e indikuar për të

Në incizimin e realizuar për një nga radiot në vend, pacientja ka treguar se një terapi për të cilën ka nevojë kushton 3 mijë e 500 euro për tri javë.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në përgjigjen e tij tha se terapia në fjalë gjendet në Klinikën e Onkologjisë, por se pacientja nuk i plotëson indikacionet mjekësore për ta marrë atë.
“Atë që e shpjegova edhe gjatë fjalës time, kjo terapi është në klinikën e onkologjisë i nderuar deputet, por nuk është në indikacion për me marrë kjo paciente. Këtë nuk e vendosni as ju, as unë si ministër i shëndetësisë. Këtë e vendosin ekspertët edhe, fatkeqësisht, po, kjo terapi nuk i jepet secilit. Kjo terapi ka indikacione të qarta për të cilat mjekët onkologë e japin këtë terapi. Dhe të shfrytëzosh momente të tilla, përmes marrë parasysh ditët e kaluara qysh njoh ndryshimi, është i pashpresë qysh po e shoh tash e tutje”, tha ai.
















