Ekonomia Online
FUNDIT

Haxhiu pret në takim Hetemin, diskutojnë për procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë

Haxhiu pret në takim Hetemin, diskutojnë për procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemin, i cili më dorëzoi raportin vjetor të punës së Institutit.

Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se gjatë takimit është njoftuar për punën e Institutit këtë vit, me theks të veçantë në procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë.

Postimi i plotë:

Sot mirëprita në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemin, i cili më dorëzoi raportin vjetor të punës së Institutit.

Gjatë takimit u njoftova për punën e Institutit këtë vit, me theks të veçantë në procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë, në bazë të të cilave u hartua lista preliminare e viktimave të luftës, e publikuar në korrik.

Për herë të parë, institucionet e Republikës së Kosovës i kanë regjistruar viktimat e luftës një nga një, duke u mbështetur në dokumente dhe dëshmi të verifikuara. Përballë mohimit të krimeve nga Serbia, ky dokumentim i saktë është përgjigjja jonë më e fuqishme.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, i cili miratoi ligjin për themelimin e Institutit, do të vazhdojë ta mbështesë punën e tij.

Drejtorit Hetemi dhe gjithë stafit të Institutit u shpreh mirënjohje për profesionalizmin dhe për kujdesin me të cilin e trajtojnë çdo emër dhe çdo dëshmi.

Të ngjashme