Politika e Cookies
Versioni 1.0 · Në fuqi nga: 6 nëntor 2026
Kjo politikë shpjegon si përdor portali ekonomiaonline.com, në pronësi të EKONOMIA ONLINE SH.P.K., cookies dhe si mund t’i menaxhoni ato. Për më shumë rreth të dhënave personale, lexoni Politikën e Privatësisë.
1. Çfarë janë cookies
Cookies janë skedarë të vegjël teksti që një faqe interneti ruan në shfletuesin tuaj. Ato e ndihmojnë faqen të mbajë mend zgjedhjet tuaja, të matë vizitat dhe të shfaqë reklama. Në këtë politikë, me “cookies” kuptojmë edhe teknologjitë e ngjashme, si ruajtja lokale e shfletuesit.
2. Cookies që përdorim
| Kategoria | Për çfarë shërben | Kush i vendos | Kërkon pëlqim? |
|---|---|---|---|
| Të domosdoshme | Funksionimi dhe siguria e Portalit, ruajtja e zgjedhjes suaj për cookies, gjuha dhe tema e çelët/e errët | ekonomiaonline.com | Jo |
| Statistikore | Matja e vizitave dhe e leximit të artikujve, që ta përmirësojmë Portalin | Google Analytics | Po |
| Reklamuese | Shfaqja dhe matja e reklamave dhe, nëse pranoni, reklama sipas interesave tuaja | Google AdSense dhe partnerët e tij | Po |
Cookies reklamuese përdoren vetëm kur në Portal shfaqen reklama të Google dhe vetëm nëse jepni pëlqimin. Banerat që i vendos direkt redaksia nuk përdorin cookies.
Listën e plotë dhe të përditësuar të cookies të Google mund ta gjeni te faqja e Google për cookies e reklamave dhe te faqja e Google Analytics për cookies.
3. Pëlqimi juaj
Në vizitën e parë ju shfaqet një dritare ku mund t’i pranoni të gjitha cookies, t’i refuzoni ato që nuk janë të domosdoshme ose të zgjidhni vetë. Cookies statistikore dhe reklamuese vendosen vetëm pasi të jepni pëlqimin. Nëse i refuzoni, Portalin mund ta lexoni njësoj.
Zgjedhjen mund ta ndryshoni ose ta tërhiqni në çdo kohë përmes lidhjes “Menaxho cookies” në fund të çdo faqeje.
4. Si t’i menaxhoni cookies
- Në Portal: klikoni “Menaxho cookies” në fund të faqes.
- Në shfletues: te cilësimet e shfletuesit mund t’i fshini ose bllokoni cookies. Nëse bllokoni edhe ato të domosdoshme, disa funksione mund të mos punojnë.
- Te Google: reklamat sipas interesave mund t’i çaktivizoni te adssettings.google.com.
- Lexuesit nga SHBA mund të refuzojnë ndarjen e të dhënave për reklama sipas interesave (“Do Not Sell or Share”) po ashtu përmes “Menaxho cookies”. Më shumë te pika 10 e Politikës së Privatësisë.
5. Ndryshimet
Nëse fillojmë të përdorim cookies për qëllime të reja, do ta përditësojmë këtë politikë dhe, kur duhet, do t’jua kërkojmë pëlqimin sërish.
6. Kontakti
EKONOMIA ONLINE SH.P.K.
NUI: 810805335
Rruga "Mark Isaku", Nr. 12, B2, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel.: +383 49 289 299
Email: [email protected]
Shih edhe: Politika e Privatësisë · Kushtet e Përdorimit