Haradinaj:Dje Ministri i Kurtit foli për Asociacionin, sot paska pasë invazion të fituesve të zgjedhjeve serbe në Deçan e Pejë

Prishtinë | 09 Nën 2026 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Daut Haradinaj ka reaguar lidhur me vizitën e fituesit të zgjedhjeve në Serbi, Listës Studentore, të cilët sipas tij shkuan për vizitë në Pejë e Deçan.

Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke përmendur edhe deklaratat e fundit të ministrit Nenad Rshiq, në lidhje me krijimin e Asociacionit. Ai ka kërkuar të bëhet e ditur se kush ua dha lejen për vizitën në këto dy qytete.

“Dje, ministri i Kurtit foli për krijimin e Asociacionit, ndërsa sot paska pasur invazion nga serbët fitues në Beograd, me sloganin “Kosova është Serbi”. Lejen për ta vizituar Pejën dhe Deçanin, kush ua dha? A ua dha ai ose ajo që e dha tokën për Manastirin në orën 24:00 të natës? Perdja e patriotizmit po ju bie, por lejet për ata që kërcënojnë Kosovën duhet t’i jepni publikisht. Koha e qebeve si mbulesë ka mbaruar për secilin”, ka shkruar Haradinaj. 

Të ngjashme