“Dielli nuk mbulohet me shoshë”, Bajrami reagon pasi presidentja zhvendosi fotografinë e Rugovës dhe atë të deklaratës së pavarësisë

Prishtinë | 09 Nën 2026 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula, zhvendosi fotografinë e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Bajrami tha se dielli nuk mbulohet me shoshë, duke shtuar se Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklarata e Pavarësisë e kanë vendin e tyre të përhershëm në historinë e shtetit të Kosovës

“Populli thotë: DIELLI NUK MBULOHET ME SHOSHË!” Historia nuk ndryshohet me ndërrimin e fotografive në muret e institucioneve! Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklarata e Pavarësisë e kanë vendin e tyre të përhershëm në historinë e shtetit të Kosovës dhe në zemër të çdo institucioni shtetëror. Vlera dhe pesha e tyre historike nuk varen nga muri ku vendosen, e as nga vullneti i atyre që përkohësisht i drejtojnë institucionet”, ka shkruar Bajrami.

Të ngjashme