Ekonomia Online
FUNDIT

Rafet Halimi caktohet zëvendëskryeprokuror i PSRK-së, Valdet Gashi jep dorëheqje nga kjo pozite

Rafet Halimi caktohet zëvendëskryeprokuror i PSRK-së, Valdet Gashi jep dorëheqje nga kjo pozite

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e së premtes, ka caktuar Rafet Halimin në pozitën e zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Halimi është caktuar në këtë pozitë me propozim të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të PSRK-së, Dren Paca, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë mbledhjes, kryesuesi i KPK-së ka njoftuar se Valdet Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeprokurorit të PSRK-së dhe nga udhëheqja e Departamentit për Korrupsion.

Të ngjashme