Ekonomia Online
FUNDIT

Hoti i reagon Vjosa Osmanit: Turizmi politik është aktivitet joetik

Hoti i reagon Vjosa Osmanit: Turizmi politik është aktivitet joetik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i ka reaguar deklaratave të deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani, duke e cilësuar “turizmin politik” si aktivitet joetik në politikë.

Përmes një postimi, Hoti ka thënë se koha po i nxjerr në pah të vërtetat, ndërsa ka kritikuar personat që, sipas tij, kërkojnë oferta politike jashtë subjektit të tyre.

“Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha.

Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri sa të gjen ofertë turistike politike radhës.

Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta.

Sërish, koha po i nxjerr në ndritë të gjitha të vërtetat”, ka shkruar Hoti.

Hoti nuk e ka përmendur drejtpërdrejt Osmanin në postimin e tij.

Të ngjashme