Gjykatat do të përgatisin një raport ku do të evidentohen arsyet e anulimit dhe shtyrjes së seancave gjyqësore.
Gjykatat do të raportojnë për arsyet e shtyrjes së seancave gjyqësore

Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi ndërmjet përfaqësuesve të Komisionit për Buxhet, Financa dhe Administrimin e Prokurorive në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ngadhnjim Arrni.
Sipas njoftimit të KPK-së, në takim është diskutuar edhe për sfidat në Pallatin e Drejtësisë, veçanërisht hapësirat e punës dhe kushtet për qëndrimin e prokurorëve në objektet e gjykatave.
Po ashtu, vëmendje i është kushtuar nevojës për koordinim më të mirë ndërmjet gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe avancimit të komunikimit elektronik ndërmjet gjykatave dhe prokurorive.
Një tjetër çështje e diskutuar ishte edhe shfrytëzimi i parkingjeve nga prokurorët, gjyqtarët dhe administrata e të dy institucioneve, për shkak të kapaciteteve të kufizuara.
Në këtë takim, KPK-ja është përfaqësuar nga kryesuesja e Komisionit, Arlinda Muqa, anëtarët Shkëlzen Ibrahimi dhe Blerim Igrishta, si dhe udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative, Nexhat Haziri.

















