Ekonomia Online
FUNDIT

Deda troç për LDK-në: Heshtin me muaj, zgjohen vetëm për fotografi e deklarata

Deda troç për LDK-në: Heshtin me muaj, zgjohen vetëm për fotografi e deklarata

Analisti Ilir Deda kritikoi qasjen opozitare të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar se kjo parti nuk mund të shënojë rritje pa një ndryshim në udhëheqje dhe pa një proces zgjedhor që reflekton vullnetin e anëtarësisë.

Deda u ndal te zhvillimet e brendshme në LDK, ku sipas tij, mungesa e angazhimit të vazhdueshëm të disa deputetëve dhe përplasjet mes figurave të partisë po e dëmtojnë imazhin e saj publik.

Ai përmendi edhe reagimet rreth largimit të fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë nga vendi i nderit në Presidencë, duke i konsideruar këto si kauza që nuk duhet të jenë në qendër të angazhimit politik të deputetëve.

Duke komentuar tensionet e brendshme, përfshirë debatin mes Vjosa Osmanit dhe Hykmete Bajramit, Deda tha se LDK-së i nevojitet një udhëheqje e re, e cila do të dalë nga vota e anëtarësisë dhe jo nga kalkulimet brenda strukturave partiake.

“Dy deputete të LDK-së u shtyhen mes veti, edhe unë mendoj që LDK-ja kështu ka me qenë qysh është tash, derisa nuk e zgjedh në mënyrë demokratike një lidership të ri vitin e ardhshëm i cili do të jetë më të vërtetë, vullnet i bazës e jo matematikave i konjukturave të brendshme në LDK. Dhe nëse nuk e zgjedh nuk ka me u rrit më shumë se që është aktualisht sipas sondazheve që po e qesin, e që është keq për Kosovën”, tha Deda.

Kritikat e tij u shtrinë edhe te qëndrimi i kësaj partie ndaj zhvillimeve që lidhen me Ligjin për ndryshimin e Dhomave të Specializuara. Sipas Dedës, LDK-ja duhet të ketë një rol më të dukshëm në këtë proces dhe të ofrojë qëndrime konkrete për hapat që duhet të ndërmerren.

“LDK-ja me na tregu çfarë momenti është ky, apo komunikon Abdixhiku me Kurtin e Çitakun. A mundet diqysh me ju ndihmua nëse ka naj problem që me fitua Kosova ja 10-15 ditë kohë që me u konsulltu me BE-në me ba një ligji të mirë”, deklaroi ai në Tëvë1.

Të ngjashme