Ministri i Punës, Andin Hoti, ka marrë pjesë në konferencën rajonale “Skills for Jobs Conference”, e cila është mbajtur në Vjenë të Austrisë.
Ministri Hoti merr pjesë në konferencën rajonale “Skills for Jobs Conference” në Vjenë

“Me ftesë të Bankës Botërore, mora pjesë në konferencën rajonale ‘Skills for Jobs Conference’ në Vjenë, ku diskutuam për zhvillimin e aftësive profesionale, përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat”, thuhet në njoftim.
Hoti ka theksuar se shkëmbimi i përvojave dhe njohja me praktikat e vendeve të tjera, veçanërisht të Austrisë, janë të rëndësishme për avancimin e politikave të punësimit dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët e Kosovës.
Ai ka falënderuar Bankën Botërore dhe Republikën e Austrisë për organizimin dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave.

















