Policia e Kosovës ka sekuestruar disa dokumente të ndryshme, për të cilat dyshohet se janë të strukturave paralele serbe, në pikën kufitare në Bërnjak.
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak

Sipas raportit policor, dokumentet janë gjetur gjatë kontrollit të një personi të dyshuar, shtetas i Kosovës, i cili po drejtonte një veturë me targa vendore.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:25.
“Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar veturën me targa vendore, kanë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se ishin të strukturave paralele serbe. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

















