Ekonomia Online
FUNDIT

KFOR zhvillon ushtrime për menaxhimin e turmave dhe trazirave

KFOR zhvillon ushtrime për menaxhimin e turmave dhe trazirave

Ushtarët nga Gjermania, Hungaria, Italia dhe Rumania, të cilët shërbejnë në kuadër të Batalionit Rezervë Taktik të Kosovës (KTRBN), kanë përfunduar me sukses ushtrimin “Kelly’s Heroes 2026”, të mbajtur në kampin Kelly.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtrimi ishte i fokusuar në procedurat për kontrollin e turmave dhe trazirave, me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë, koordinimit dhe gatishmërisë operacionale ndërmjet ushtarëve të vendeve pjesëmarrëse.

“Gjatë trajnimit, përmes skenarëve realistë që përfshinin mjete tokësore dhe ajrore, pjesëtarët e KTRBN-së dëshmuan aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar si një forcë shumëkombëshe, duke ruajtur standardet e larta të profesionalizmit dhe punës ekipore”, thuhet në njoftim.

KFOR theksoi se ky aktivitet trajnues dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara.

Të ngjashme