Gjatë seances së mbajtur sot për gjykimin e Ilir Abdullahut i njohur me nofkën “Liza” , i cili akuzohet për pjesëmarrje në rastin e Triumf Rizës ai është deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues. “Jam i pafajshëm dhe kam të bëjë me një aktakuzë, me thashetheme, me aludime, me prova të manipuluara e të kontrabanduara”, ka deklaruar ai.
Ilir Abdullah “Liza” dhe Rrahim Abdullahu “Rrumqi” deklarohen të pafajshëm për përfshirjen në vrasjen e Triumf Rizës

Ai poashtu u ka kërkuar gjyqtarëve që vendimin ta marrin në bazë të provave, ligjit dhe drejtësisë, ndërsa ka apeluar që të mos ndikohen nga jashtë.
“Ju kisha lutur të merrni një vendim sipas provave, sipas ligjit dhe sipas drejtësisë. Ju kisha lutur të hapni dritë në drejtësi dhe ju kisha lutur të mos ndikoheni nga mediat apo politika”, ka thënë “Liza”.
Poashtu edhe Rrahim Abdullahu ndryshe i njohur si “Rrumqi”,u deklarua i pafajshëm.
“Jam i pafajshëm shpirtërisht, nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi”, deklaroi ai para trupit gjykues.
Ilir Abdullahu së bashku me Rrahim Abdullahun, nga Prokuroria Speciale po akuzohen se në bashkëkryerje me Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Enver Sekiraqën kanë vrarë policin e Kosovës, Triumf Riza.
Prokuroria Speciale e Kosovës më 01.09.2024 kishte ngritur aktakuzë kundër Ilir Abdullahut.Ilir Abdullahu kishte qenë në kërkim të Policisë për afër 15 vjet, e në pranga ra më 16.07.2023./teve1.info/















