Ekonomia Online
FUNDIT

IKShPK nis serinë prej 12 videosh për Ditën Botërore të Diabetit: Çfarë kam mësuar për diabetin?

IKShPK nis serinë prej 12 videosh për Ditën Botërore të Diabetit: Çfarë kam mësuar për diabetin?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, më 14 nëntor, ka nisur një seri prej 12 videosh të shkurtra me temën “Çfarë kam mësuar për diabetin?”.

Përmes kësaj nisme, profesionistë shëndetësorë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile ndajnë përvojat dhe mësimet e tyre nga puna me personat që jetojnë me diabet, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për parandalimin, kujdesin dhe menaxhimin e kësaj sëmundjeje.

Në videot e kësaj serie theksohet rëndësia e kontrolleve të rregullta shëndetësore, diagnostikimit të hershëm dhe mbështetjes familjare, si faktorë të rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me diabet.

Me moton “Të veprojmë herët për diabetin”, IKShPK fton qytetarët që gjatë ditëve në vijim të ndjekin serinë e videove, të informohen dhe të ndërgjegjësohen për rëndësinë e kujdesit të hershëm ndaj kësaj sëmundjeje.

Dita Botërore e Diabetit shënohet çdo vit më 14 nëntor, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për diabetin dhe rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit të tij.

Të ngjashme