Ekonomia Online
FUNDIT

Ismaili akuzon MSH-në për keqpërdorim të buxhetit: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind

Ismaili akuzon MSH-në për keqpërdorim të buxhetit: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit, duke pretenduar se në disa raste çmimet e produkteve të prokuruara janë rritur deri në 364 për qind nga inicimi i procedurave deri në lidhjen e kontratave, rapoton Ekonomia Onine.

Gjatë interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit dhe mungesën e barnave onkologjike, Ismaili tha se ka evidentuar tri raste ku, sipas tij, ka pasur rritje të mëdha të çmimeve dhe vonesa në procedurat e prokurimit.

“Është katastrofike. Është katastrofike. Kemi marrë 3 raste. Një artikull në boshllëk 224 ditë. Pra, s’ka pasur 224 ditë. E ka nisur procedurën e prokurimit me 0.59 cent. Është nënshkruar me 0.89 cent. Rritje 50%. Një artikull tjetër, me një boshllëk prej 165 ditëve. Është inicuar me 19 cent, është kontraktuar me 0.59 cent. 210, 210% mashtrim. Një artikull tjetër, është filluar procedura me 7.53 euro, është lidhur kontrata 4 muaj më vonë me 34.92 euro, rritje 364%”, tha ai.

Ismaili kërkoi nga ministri Vitia që të ndërmarrë masa ndaj drejtuesve të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), duke paralajmëruar se mosveprimi do ta bënte edhe ministrin përgjegjës për situatën.

“Pra, planifikimi është kriminel. Kriminel. Pra, ti me nis një procedurë, edhe mbas 3 muajsh me dhënë me 364% mashtrim. Kjo ju tregon, jua jep juve një obligim, ministër. Që drejtorin e SSKUK-së, si të dilsh prej këtu me inicuar bordin edhe me largu prej aty. Ose të kundërtën, heshtja, mbrojtja. Neglizhimi ndaj këtij veprimi. Po ju bën përgjegjës edhe juve. Dhe unë unë sot s’po të bëj direkt përgjegjës. Mirëpo, në qoftë se ka neglizhencë dhe heshtje, do të vijë momenti që do të bëj përgjegjës direkt. Për një sistem i cili është duke abuzuar, dhe është tu gjakderdhë sa i përket aspektit financiar”, tha ai.

Të ngjashme