Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, raporton Ekonomia Online.
Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

“Dje, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) pata kënaqësinë të bisedoj me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin. Marrëdhënieve të mira dypalëshe u paraprin lidhja e fortë e mërgatës sonë me popullin dhe shtetin zviceran. Jemi mirënjohës për kontributin e Zvicrës, me të cilën muajin e kaluar nisëm një kapitull të ri bashkëpunimi, me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë (EFTA), që përfshin edhe shërbimet përveçse mallrat”, ka shkruar Kurti në Facebook.
















