Në fusha të ndryshme të studimit, ka ende probleme që nuk kanë gjetur zgjidhe. Janë krijuar disa teori, por asnjëra prej tyre nuk ka një shpjegim shterues për çështje të caktuara. Pra, vini në punë trurin tuaj dhe shihni nëse mund të zgjidhni ndonjë nga 10 problemet e pazgjidhura të listuara më poshtë:
10. Çfarë e shkaktoi depresionin e madh?
Depresioni i Madh ishte një rënie dramatike ekonomike në të gjithë botën, duke filluar në disa vende që në vitin 1928. Fillimi i Depresionit të Madh në Shtetet e Bashkuara, është i lidhur me kolapsin e tregut të aksioneve në 29 tetor 1929, e njohur si E Premtja e Zezë. Depresioni pati efekte shkatërruese si tek vendet e industrializuara, ashtu edhe ato prej të cilave importoheshin lëndët e para.
Tregtia ndërkombëtare psoi një rënie të ndjeshme, ashtu si edhe të ardhurat personale, të ardhurat nga taksat, çmimet dhe fitimet. Qytetet në mbarë botën u goditën rëndë, sidomos ato që vareshin nga industria e rëndë. Ndërtimi pothuajse u ndërpre në shumë vende. Se çfarë e shndërron një recesion zakonisht të butë dhe të shkurtër apo ciklin “e zakonshëm” të biznesit në një depresion të madh, ky është ende një subjekt debatesh dhe shqetësimesh.
Studiuesit nuk kanë rënë dakord mbi shkaqet e sakta dhe rëndësinë e tyre relative. Kërkimi i shkaqeve, është i lidhur ngushtë me çështjen se si të shmanget një depresion në të ardhmen, dhe kësisoj pikëpamjet politike dhe këndvështrimet mbi politikat nga ana e studiuesve, janë të përziera në analizën e ngjarjeve historike të 80 viteve më parë.
Çështja më kryesore është nëse kriza qe kryesisht një dështim i tregjeve të lira apo në masë të madhe një dështim nga ana e qeverive për të parandaluar falimentimet e shumëpërhapura bankare, panikun që pasonte dhe reduktimin e ofertës së parasë. Ata që mbështesin një rol të madh të qeverisë në ekonomi, besojnë se Depresioni i Madh ishte më së shumti një dështim i tregut të lirë, ndërsa ata që besojnë tek tregjet e lira thonë se qe kryesisht dështimi i qeverisë ai që e përkeqësoi problemin.
9. Cila është origjina e gjuhës?
Origjina e gjuhës (glottogony), është një temë që ka krijuar spekulime të konsiderueshme gjatë gjithë historisë njerëzore. Përdorimi i gjuhës, është një nga tiparet më të spikatura dhe diagnostikuese që e dallojnë Homo Sapiensin nga speciet e tjera. Ndryshe nga e shkruara, gjuha e folur nuk lë gjurmë. Prandaj gjuhëtarët duhet të mbështeten në metoda indirekte, në përpjekjen e tyre për të deshifruar origjinën e gjuhës.
Në një fazë të evolucionit të njeriut, janë krijuar një ose më shumë sisteme të komunikimit verbal nga mjetet proto-gjuhësore ose jo-gjuhësore të komunikimit. Shimpanzetë dhe njerëzit u ndanë nga paraardhësi i përbashkët rreth 6 milionë vjet më parë, një moment kyç për evolucionin gjuhësor. Prej atëherë të gjitha hominidët e tjerë, të cilët mund të kenë dhënë shenja se si është zhvilluar gjuha, u zhdukën. (bota.al)
8. Çfarë e shkaktoi Revolucionin Industrial?
Revolucioni Industrial ishte një periudhë e fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX, kur ndryshime të mëdha në bujqësi, manafakturë, dhe transport patën një efekt të madh tek kushtet social-ekonomike dhe kulturore në Britani, dhe që më pas u përhapën në të gjithë botën, një proces që njihet ndryshe edhe si industrializimi.
Fillimi i Revolucionit Industrial shënoi një kthesë të madhe në historinë shoqërisë njerëzore, e krahasueshme me shpikjen e bujqësisë apo krijimin e qytet-shteteve të para; thuajse çdo aspekt i jetës së përditshme dhe shoqërisë njerëzore u ndikua në një farë mënyre. Shkaqet e këtij revolucioni ishin komplekse dhe mbeten ende një temë e debatueshme, me disa historianë që e shohin revolucionin si një produkt të ndryshimeve sociale dhe institucionale, të ndodhura në fund të epokës së feudalizmit në Britani, pas Luftës Civile Angleze në shekullit XVII.
Ndërsa kontrollet e kufijve kombëtare u bënë më efektive, përhapja e sëmundjeve u pakësua, në një kohë që u arrit parandalimi në kohë i epidemive deri atëhere mëse të zakonshme. Përqindja e fëmijëve që jetuan tej fëmijërisë u rrit në mënyrë të konsiderueshme, duke çuar në krijimin e një force të madhe punëtore.
Një çështje që ka ende sot interes për historianët, është arsyeja pse Revolucioni Industrial ndodhi në Evropë, dhe jo në pjesë të tjera të botës së shekullit XVIII-të, veçanërisht në Kinë, Indi dhe Lindjen e Mesme, apo në epoka të tjera si Antikiteti Klasik apo Mesjeta. Në këtë rast sillen në vëmendje faktorë të shumtë, duke përfshirë ekologjinë, qeverinë dhe kulturën.
7. Si është fituar gjuha?
Përftimi i gjuhës është procesi përmes së cilës zhvillohet aftësia e gjuhës tek një njeri. Shqetësimi i parë lidhet me zhvillimin e gjuhës tek fëmijët, ndërsa i dyti me zhvillimin e gjuhës tek të rriturit. Historikisht, teoricienët shpesh janë të ndarë ndërmjet theksimit të natyrës ose ushqimit, si faktori më i rëndësishëm shpjegues për përftimin. Një linjë e debatit është në mes të dy këndvështrimeve: atë të nativizmit psikologjik, dmth, aftësisë që ka gjuha për të qenë disi “e veçantë” në trurin e njeriut, dhe atë të “tabula rasa”, pra, gjuha është e përftuar për shkak të ndërveprimit trurit me mjedisin përreth.
6. Çfarë janë numrat?
Pyetja këtu është: çfarë janë numrat, vendosje, grupe, pika etj? Në matematikë, një strukturë mbi një grup, ose më në përgjithësi një lloj, përbëhet nga objekte të tjera matematikore, që në njëfarë mënyre i bashkëngjiten grupit, duke e bërë më të lehtë për ta shpërfaqur apo punuar me të, ose i dhënë grumbullimit kuptim apo rëndësi. A janë ato objekte reale, apo janë thjesht marrëdhënie që domosdoshmërisht ekzistojnë në të gjitha strukturat?
Edhe pse ekzistojnë shumë këndvështrime të ndryshme në lidhje me atë se çfarë është një objekt matematikor, diskutimi mund të ndahet përafërsisht në dy shkolla të kundërta të mendimit: neoplatonizmi, i cili pohon se objektet matematikore janë të vërteta, dhe formalizmit, që thotë se objektet matematikore janë thjesht ndërtime formale.
5. Paradoksi i togut
Paradoksi i togut rrjedh nga presupozime të paqarta. Ai është një shembull i paradoksit që krijohet kur merret parasysh një grumbull rëre (ose kashte), nga i cili hiqen në mënyrë individuale kokrrizat. A është ende një “grumbull”, kur mbetet vetëm një kokërr? Problemi është në thelb pjesë e filozofisë së gjuhës, ku termat mund të jenë relative dhe të përpacaktuar, në krahasim me problemet në matematikë – ku të gjitha termat nga natyra kanë disa përkufizime – edhe nëse ai është vetëm si një variabël.
Më poshtë është një shembull i paradoksit:
Një grumbull rëre është i përbërë nga një koleksion i madh kokrrizash (Premisa 1)
Një grumbull rëre minus një kokërr, është ende një grumbull rëre. (Premisa 2)
Përdorime të përsëritura të Premisës nr 2 (çdo herë duke filluar me një numër më të vogël kokrrash), detyron me gjasë një persona të pranojë përfundimin se një grumbull mund të përbëhet edhe nga vetëm një kokrrizë rëre. Përballë kësaj, ekzistojnë disa mënyra për të shmangur këtë përfundim.
Dikush mund të kundërshtojë premisën e pare, duke mohuar se një grup i madh kokrizash përbën një grumbull (ose më në përgjithësi, duke mohuar se ka grumbuj). Një tjetër mund të kundërshtojë premisën e dytë, duke thënë se nuk është e vërtetë që të gjitha grupet e kokrrizave që iu është hequr një kokrrizë përbëjnë një grumbull.
Ose mund të pranojë përfundimin, duke insistuar se një grumbull rëre mund të përbëhet nga vetëm një kokrrizë. Paradoksi është i ndërlikuar për filozofët, sepse ata duhet të shpjegojnë se pse njëra nga dy premisat apo përfundimet është e gabuar, ndonëse ato duken të jenë vetë-dukshme.
4. A ekzistojnë vrimat e zeza?
A ekzistojnë vërtet vrimat e zeza? A rrezatojnë ato, siç parashikon baza teorike? A përmban ky rrezatim informacion mbi strukturën e tyre të brendshme, siç sugjerohet nga dualiteti vlerësim-gravitetit, apo jo, siç nënkuptohet nga përllogaritja fillestare e Houking? Nëse jo, dhe vrimat e zeza mund të zhduken, çfarë ndodh me informacionin e ruajtur në to? (Mekanika kuantike nuk lejon shkatërrimin e informacionit).
Apo rrezatimi ndalon në një moment, duke i lënë mbetjet e vrimës së zezë? A ka një mënyrë tjetër për të shqyrtuar në një farë mënyre strukturën e tyre të brendshme, në rast se një strukturë e tillë ekziston vërtet? Ndërsa relativiteti i përgjithshëm e përshkruan një vrimë të zezë si rajonin e një hapësire boshe me një veçori të ngjashme në qendër dhe një horizont ngjarjesh në daljen e jashtme, përshkrimi ndryshon kur merren parasysh efektet e mekanikës kuantike.
Studimet mbi këtë temë, tregojnë se në vend të mbajtjes kapur të materies përgjithmonë, vrimat e zeza mund të çlirojnë ngadalë një formë të energjisë termike të quajtur rrezatimi Houking. Megjithatë, në fund, përshkrimi i saktë i vrimave të zeza, që kërkon një teori të gravitetit kuantik, është i panjohur.
3. Untriseptium 137
Emri untriseptium është përdorur si një piketë, si p.sh tek artikuj shkencorë në lidhje me kërkimin e elementit 137. Elementët transuranikë (ata përtej uraniumit) janë, përveç sasive mikroskopike dhe plutoniumin, të prodhuara gjithmonë në mënyrë artificiale, dhe zakonisht përfundojnë duke u emëruar sipas emrit të një shkencëtari, apo vendndodhjes së një laboratori që punon mbi fizikën atomike.
Për shkak se rëndësia e elementit 137 u theksua për herë parë nga fizikanti Riçard Fejnman, Elementi 137 quhet nganjëherë jozyrtarisht si Fejnmanium (simboli Fy) .Çdo element me numër atomik më të madh se 137, do të kërkonte që elektronet e para të udhëtojnë më shpejt sesa shpejtësia e dritës. Që nga fillim të viteve 1900, fizikanët kanë menduar se ky numër (137) mund të jetë në qendër të një TMU, Teorisë së Madhe të Unifikuar, e cila mund të lidhet me teoritë e elektromagnetizmit, mekanikës kuantike, dhe më veçanërisht gravitetit.
Megjithatë, fizikanët duhet ende të zbulojnë ndonjë lidhje midis numrit 137 dhe çdo ligji tjetër të fizikës në univers. Pritej që një ekuacion i tillë i rëndësishëm, të gjeneronte një numër të rëndësishëm, si pi-ja, por ky nuk qe rasti. Çështja është se cilat janë pasojat kimike të të pasurit një element me një numër atomik sipër 137, elektronet e para të të cilit të udhëtojnë më shpejt sesa drita? A është “Fejnmaniumi” elementi i fundit kimik që mund të ekzistojë fizikisht?
2. Pse shohim ëndrra?
Ngjarjet e ëndrrave janë shpesh të pamundura, ose nuk kanë gjasa të ndodhin në realitetin fizik: ato janë gjithashtu jashtë kontrollit të ëndërruesit. Përjashtim nga kjo bën ajo që njihet si ëndërrim i kulluar, në të cilën ëndërrimtarët e kuptojnë se janë duke ëndërruar, dhe janë shpesh
të aftë të ndryshojnë mjedisin e tyre në ëndërr, dhe kontrollojnë aspekte të ndryshme të saj.
Mjedisi i ëndrrës është shpesh shumë më real në një ëndërr të kulluar, dhe shqisat janë në gatishmërinë më të madhe. Nuk ka asnjë konsensus universal lidhur me përkufizimin biologjik të procesit të ëndërrimit.
Një vëzhgim i përgjithshëm tregon se ëndrrat janë të lidhura fort me gjumin REM. REM është faza e gjumit në të cilën aktiviteti i trurit është më syçelët, çka është arsyeja pse shumë studiues besojnë se në këtë fazë ëndrrat janë më të forta, edhe pse kjo do të thotë gjithashtu se në këtë gjendje ëndrrat mbahen mend më lehtë. Gjatë një jetëgjatësie tipike, një njeri kalon në total 6 vjet duke ëndërruar (ose rreth 2 orë çdo natë). Nuk dihet se në cilën pjesë të trurit e kanë origjinën ëndrrat – nëse ka realisht një vend të veçantë – ose pse ndodhin ëndrrat.
1. Cilat janë origjinat kimike të jetës?
Cilat janë origjinat kimike të jetës? Si përbërësit kimikë jo të gjallë gjenerojnë vetë-kopjimin, format e ndërlikuara të jetës? Në shkencat natyrore, abiogjeneza, çështja e origjinës së jetës, është studimi se si jeta në Tokë mund të ketë dalë nga jo-jeta. Ekziston një konsensus shkencor sipas së cilës abiogjeneza ka ndodhur diku mes 4.4 miliardë viteve më parë, kur u krijuan avujt e parë të ujit të lëngshëm, dhe 2.7 miliardë viteve më parë, kur një sasi izotopesh të qëndrueshme të karbonit, hekurit, dhe squfurit shënjestrojnë mineralet me origjinë biogjenike, sedimenteve dhe markuesve biologjikë molekularë që tregojnë fotosintezën.
Nuk ekziston realisht asnjë “model standard” i origjinës së jetës. Por modelet e pranuara së fundmi, janë ndërtuar në një mënyrë apo një tjetër mbi një numër zbulimesh rreth origjinës së komponentëve molekularë dhe qelizorë për jetën. Që prej vitit 2007, askush nuk e ka sintetizuar ende një “protoqelizë” duke përdorur përbërës themelorë që mund të kenë qenë vetitë e nevojshme të jetës (e ashtuquajtura qasja “nga poshtë lart”). Pa një provë të këtij parimi, shpjegimet kanë qenë të prirura të jenë të kufizuara tek specifikat. Megjithatë, disa studiues janë duke punuar në këtë fushë, sidomos Stin Rasmusen në Los Alamos National Laboratory dhe Xhek Shostak nga Universiteti i Harvardit.