Në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës do t’i publikojë rezultatet preliminare të Regjistrit të Diasporës, më 10 qershor.
“Procesi i Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës ka filluar në janar të vitit 2014 në formën elektronike (online) dhe në formën manuale (me pyetësorë). Rezultatet preliminare kanë dalë nga të dhënat e të regjistruarve aktivë deri më 31.12.2016.
Në këtë ngjarje përveç publikimit të rezultateve, do të hapet edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – platforma elektronike, e cila do të jetë aktive deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.
Publikimi i rezultateve preliminare të Regjistrit të Diasporës do të bëhet më 10 qershor 2017, në orën 14:00, në hotelin “Sirius”, në Prishtinë”, njofton komunikata drejtuar mediave.