Fillon në Rugovë, Kampi Veror i Diasporës

Prishtinë | 21 Kor 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të organizimit të MDIS-it, për “Ditët e Diasporës” të shtunën në Rugovë të Pejës ka nisur kampi Diaspora.

Më shumë se 30 fëmijë nga vende të ndryshme të Evropës, po marrin pjesë në këtë kamp, i cili ka për qëllim kryesor krijimin dhe forcimin e lidhjes mes fëmijëve dhe vendlindjes së tyre.

Përmes aktiviteteve dhe lojrave të shumta që organizohen në kamp, synohet gjithashtu ruajtja e traditës, kulturës dhe gjuhës shqipe.

Fëmijët do arrijnë të krijojnë lidhje shoqërore edhe me fëmijët nga Kosova, duke forcuar kështu dashurinë për vendlindjen.
Kampi do të zgjas deri me 24 korrik.

Image may contain: 1 person, tree, sky, child and outdoor
Image may contain: 1 person, tree, outdoor and nature
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme