10 restorantet më të mira në Evropë, mes tyre një në Prishtinë e tjetri në Tiranë

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 17:37 | Nga

Në këtë top-10 ndodhen restorantet në Paris, Londër, Berlin, Athinë, por edhe në Prishtinë e Tiranë

“Hollywood World Magazine” ka bërë një përzgjedhje me dhjetë restorantet më të mira për momentin në Evropë. Kjo renditje është bërë në bazë të restoranteve më të vizituara, cilësisë, mikpritjes e shumëllojshmërisë së kuzhinës.

Në këtë top-10 ndodhen restorantet në Paris, Londër, Berlin, Athinë, por edhe në Prishtinë e Tiranë,

Restoranti “Puro” në Prishtinë ndodhet në vendin e dhjetë. Në këtë restorant gjithçka trajtohet me efikasitet dhe detaje. Në Kosovë ka shumë restorante të mira, por padyshim se ky është më i miri, me një atmosferë të mrekullueshme e relaksusese. Ushqimi e muzika. Gjithçka është perfekte.

Ndërkohë, në vendin e tretë është “Mullixhiu” në Tiranë, ku ju pret kuzhinieri i talentuar shqiptar, Bledar Kola. Ky restorant ishte hapur në mars të vitit 2016 dhe është njëri ndër më të mirët në vend, duke ofruar ushqim shumë të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme