Dua Lipa u shfaq me një pamje krejt ndryshe ajo ato që jemi mësuar të shohim në tapetin e kuq, në ceremoninë WSJ. Magazine Innovator Awards 2026, e mbajtur të enjten në mbrëmje në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në New York.
Këngëtarja me origjinë shqiptare zgjodhi një krijim nga koleksioni Vjeshtë 2026 i Chanel Haute Couture, duke u shfaqur ndryshe nga paraqitjet e saj të zakonshme. Fustani spikati për qëndisjet e detajuara me lule, elementet dekorative dhe teksturën e veçantë, duke sjellë elegancën klasike të shtëpisë franceze të modës.
Pjesë e rëndësishme e kombinimit ishte edhe një kapele e madhe, e cila i dha pamjes një frymë retro, duke të kujtuar stilin e Parisit të viteve ’60. Në vend që të largohej nga estetika tradicionale e Chanel, Dua Lipa e përqafoi atë, duke krijuar një paraqitje tejet të veçantë.
Ajo e kompletoi veshjen me vathë diamanti nga koleksioni Bvlgari High Jewellery, një unazë Serpenti Viper, taka të zeza dhe një çantë Chanel. Një detaj i pazakontë ishte edhe gjerdani me perla, të cilin këngëtarja e mbajti si byzylyk në kyçin e këmbës.
E dimë, edhe ju jeni dakord, duket yll.