Zbulohen emrat që pritet të ngjiten në skenën e Coachella 2027, mes tyre edhe ylli shqiptar!

Prishtinë | 30 Tet 2026 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa është një nga emrat kryesorë që pritet të ngjitet në skenën e festivalit të famshëm Coachella në vitin 2027.

Sipas TMZ, këngëtarja shqiptare me famë botërore është në fazën përfundimtare të marrëveshjes për pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje madhështore muzikore, e cila çdo vit mbledh artistët më të njohur ndërkombëtarë.

Përkrah Duas, pjesë e festivalit pritet të jenë edhe SZA dhe Tame Impala, të cilët gjithashtu janë shumë pranë finalizimit të marrëveshjeve me organizatorët.

Ndërkohë, organizatorët kanë tentuar të sigurojnë edhe pjesëmarrjen e grupeve BTS dhe Rage Against the Machine, por të dyja kanë refuzuar ftesën.

Coachella 2027 do të mbahet në Indio të Kalifornisë, gjatë dy fundjavave, më 9–11 dhe 16–18 prill, ndërsa lista e plotë e artistëve do të bëhet publike së shpejti.

Edicioni i këtij viti solli në skenë emra të mëdhenj si Justin Bieber, Sabrina Carpenter, Karol G dhe KATSEYE, duke e konfirmuar edhe një herë Coachella-n si një nga festivalet më prestigjioze të muzikës në botë.

Pjesëmarrja e pritshme e Dua Lipës në edicionin e ardhshëm përbën një tjetër arritje të rëndësishme për artisten shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Të ngjashme