FSK dhe ushtria shqiptare zhvillojnë trajnim trejavor në kërkim-shpëtimin malor

Prishtinë | 30 Tet 2026 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë realizuar një trajnim të përbashkët trejavor në fushën e kërkim-shpëtimit malor, në nivelin bazik dhe të avancuar.

Trajnimi është zhvilluar në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy forcave, me fokus në avancimin e aftësive profesionale dhe praktike të pjesëmarrësve.

Gjatë këtij aktiviteti, pjesëtarët kanë zbatuar teknika të ndryshme të kërkim-shpëtimit, duke synuar rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale për ndërhyrje në terrene malore.

Ky trajnim dëshmon bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe FARSH-it, si dhe përkushtimin e përbashkët për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale në këtë fushë.

Të ngjashme