10 studentë kanë mbetur të lënduar në Kagoshima të Japonisë, pasi një autobus që transportonte 30 anëtarë të një klubi futbolli të shkollës së mesme u përmbysë të shtunën.
Ata janë dërguar në spital për trajtim, teksa besohet se nuk janë në rrezik për jetë, sipas policisë.
Shoferi i autobusit bëri një thirrje urgjente rreth orës 8:30 të mëngjesit pasi incidenti ndodhi në një rrugë malore në qytetin e Kagoshima.
Policia dyshon se në aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera.
Autobusi po transportonte ekipin e futbollit të shkollës së mesme Kokubu për në Hioki, ku ata ishin planifikuar të kishin një ndeshje miqësore, thanë burimet.