Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë, informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.259 teste, ndërsa janë regjistruar 333 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në Shkup – 182, Kavadar – 22, Kumanovë dhe Ohër nga 20, Tetovë – 15, Manastir – 11, Prilep – 9, Negotinë – 8, Veles dhe Resnjë – 7, Gostivar – 6, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 3, Strugë, Kërçovë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Kratov nga 2, Shtip, Koçan, Dibër, Radovish, Berovë, Vinicë, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonski Brod nga 1.
Sot u regjistruan 268 pacientë të shëruar nga coronavirusi
Janë raportuar gjithsej 10 vdekje. 3 pacientë nga Shkupi (85, 70, 70), 2 pacientë nga Kavadari (90, 59) dhe nga 1 pacientë në Shtip (47), Veles (59), Koçan (79), Kumanovë (82) dhe Ohri (68).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 107.163, numri i pacientëve të shëruar është 94.729, numri i vdekjeve është 3.195, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.239