10 thënie inspiruese nga njerëz që po e jetojnë ëndrrën e tyre

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 23:30 | Nga Shannon Kaiser

A po keni problem të gjeni qëllim dhe qartësi në jetën tuaj? A dëshironi të ndjeni më shumë pasion por nuk e dini se ku të filloni. Edhe unë jam ndjerë në këtë mënyrë, disa vite më parë vuaja nga depresioni dhe punoja në një punë në korporatë e cila po më mbyste.

Në ato kohë ndjehesha e ngecur në rrethanat e mia jetësore, derisa fillova të kërkoja inspirim. Kërkkova këshilltarë, autorë dhe mësues të cilët dukeshin se jetonin jetën e tyre me gëzim dhe pasion të madh.

Si një ndërmarrës mund të jetë izoluese dhe mund të ndjehemi sikur nuk po bëjmë mjaftueshëm për të ndërtuar biznesin tonë. Por duke shikuar ata të cilët kanë gjetur një mënyrë për të lulëzuar mund të na inspirojë të gjithëve.

Kjo funksionoi për mua, unë mësova nga ata dhe shumë shpejtë fillova të ndjeja më shumë pasion dhe zbulova qëllimin tim jetësor. Nëse dëshironi të jetoni një jetë me më shumë domethënie shikoni këto thënie inspiruese nga njerëzit të cilët kanë zbuluar qëllimin e tyre jetësor dhe e jetojnë atë çdo ditë.

“Zbuloni se kush jeni dhe jini ai person. Për këtë erdhi shpirti juaj në Tokë. Gjeni atë të vërtetë, jetoni atë të vërtetë dhe gjithçka tjetër do të vijë” – Ellen DeGeneres

“Mos provoni të ndryshoni botën, gjeni diçka që doni. Dhe bëjeni atë çdo ditë. Bëjeni atë gjatë gjithë jetës tuaj, dhe në fund, bota do të ndryshojë” – Macklemore

“Sapo të kuptojmë fuqinë e jashtëzakonshme të cilën e kemi në jetë, ne do të kalojmë nga njerëz pasivë në krijues të fatit tonë” – Jason Silva

“Ajo që e di është se nëse bëni punën që e doni, dhe puna iu përmbush, pjesa tjetër do të vijë vetë” – Oprah Winfrey

“Nuk mendoj se mund të zbuloni zgjuarsinë tuaj deri sa të bëni gabime nën lëkurën tuaj dhe t’i ndjeni ato në realitetin e jetës tuaj” – Elizabeth Gilbert

“Mos u turpëroni nga dështimet tuaja, mësoni nga ato dhe filloni sërish” – Richard Branson

“Nuk duhet të dini atë që bëni, duhet të bëni atë që dini” – Tony Robbins

“Nuk ka pjesë shtesë në univers. Secili këtu është për të plotësuar një vend, dhe çdo pjesë duhet të përshtatet në enigmën e madhe” – Deepak Chopra

“E vërteta është se: Përkatësia fillon me vetë-pranim. Niveli juaj i përkatësisë, në fakt, mund të jetë më i madh se niveli juaj i vetë-pranimit, sepse besimi se jeni të mjaftueshëm është ai i cili iu jep guxim për të qenë të vërtetë, të prekshëm dhe të papërsosur” – Brene Brown

“Shumë nga ne zgjedhim rrugën tonë nga frika e maskuar si plotësueshmëri. Ajo që ne duam duket shumë larg kështu që nuk guxojmë t’a kërkojmë atë nga universi. Unë jam prova se ju mund t’ia kërkoni universit atë” – Jim Carrey

(Shannon Kaiser është autorja me shitjet më të mira e Find Your Happy, Find Your Happy Daily Mantras and Adventures for Your Soul. Ajo shfaqet rregullisht si eksperte e lumturisë në AM Northwest dhe Huff Post Live, dhe u emërua në mes të “100 Grave të cilat Duhet t’i Shikoni për Mirëqenie” nga Mind Body Green. Ajo është autore, trajnere ndërkombëtare e jetës, mësuese, shkrimtare e udhëtimeve dhe folëse inspiruese e cila la punën e saj në reklama disa vite më parë për të ndjekur zemrën e saj dhe që të bëhet një shkrimtare)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme