Heqja dorë nga kafeina para gjumit mund të rrisë në mënyrë domethënëse shanset që të flini rehat gjatë natës. Por gjumi i mirë nuk është vetëm shmangie e ushqimeve apo pijeve të gabuara. Disa ushqime në fakt ju ndihmojnë të flini edhe më mirë. Ja cilët janë:
Bananet
Kur kërkoni të hani patjetër një gjë para se të shkoni të flini, merrni një prej frutit të verdhë. Banania është e pasur me minerale që relaksojnë muskujt, si kaliumi dhe magnezi. Ato përmbajnë edhe aminoacidin triptofan, që zbërthehet në melatoninë dhe serotoninë (një hormon që nxit ndjesitë e relaksimit) në tru.
Djathi pa yndyrë
Nëse vuani nga urthi gjatë natës, përtypja e ushqimeve me shumë proteina dhe pak yndyrë si djathi i fshatit para gjumit ndihmon luftimin e reflukseve të acideve. Ai ka gjithashtu kalcium, që ndihmon në rregullimin e prodhimit të melatoninës në trupin tuaj.
Qershitë
Janë ndër të paktat burime ushqimore të melatoninës, dhe kjo është arsyeja përse nëse hanë qershi para gjumit, relaksimi sapo bini në shtrat është i garantuar. Por nëse nuk është sezoni i tyre, provoni lëng qershie. Studime të kohëve të fundit në Universitetin Shtetëror të Luizianës kanë treguar se nëse pinë dy herë në ditë lëng qershie, ata që vuajnë nga pagjumësia “fitojnë” 90 minuta gjumë më shumë.
Salmoni
Mund të mos jetë zgjedhja juaj e parë për një vakt mbrëmjeje, opr salmoni ju ndihmon të flini më shëndetshëm. Studime të fundit të shkencëtarëve britanikë kanë treguar se nivelet e rritur në gjak të DHA, acidi omega3 që gjendet tek peshku, lidhen me përmirësimin e gjumit. Por nëse nuk ju pëlqen peshku, një suplement prej 600 mg në ditë do të mjaftonte.
Buka e thekur
Të gjithë e kemi provuar ndjenjën e përgjumjes që na kaplon pasi konsumojmë një vakt të pasur me karbohidrate. Këto rrisin nivelet e sheqerit në gjak, gjë që duket se luan një rol në rregullimin e orës së gjumit-zgjimit për trupin. Sigurisht, nëse hani shumë, do të keni gjumë të qetë e të pandërprerë. Kështu që hiqni dorë nga hamburgerat e mëdhenj dhe zgjihni një burim më të lehtë me karbohidrate, si për shembull një copë bukë e thekur apo disa drithëra.
Fruti i Kivit
Një tjetër frut i ëmbël që mund të ndihmojë të flini rehat janë kivit, të pasura me kalium, kalcium, fosfor, magnez e të tjera. Një studim i shkencëtarëve në Taivan nxorri që nëse hani dy kivi në një orë para gjumit, ju e përmirësoni ndjeshëm atë.
Spinaqi
Gjethet e gjelbërta janë shumë të pasura me minerale që mbështesin gjumin si kalciumi, kaliumi, dhe luteina. Spinaqi është ndër më të gjetshmit. Shtojini spinaq një sanduiçi paragjumit, dh qetësimi është i garantuar.
Arra braziliane
Një prej burimeve më të mirë të selenit, këto arra shumë të mëdha, kanë gjithashtu minerale si fosfori dhe magnezi. Arrat braziliane janë sidomos të mira për vegjetarianët, duke qenë se shumica e burimeve të tjera të selenit janë me bazë ushqime kafshësh.
Vezët
Një dozë e mirë proteinash, vezët janë të pasura në gjëra si kolina dhe Vitamina D. Vezët e ziera shumë janë shumë të mira për natën vonë, sidomos kur i shoqëron me biskota të thata dhe pakëz avokado.
Kokoshkat
Kur bëhen me sasi minimale vaji, kokoshkat mund të jenë të shëndetshme po aq sa biskotat. Dy kupa me kokoshka kanë vetëm 60 kalori, dhe ofrojnë karbohidrate të kënaqshme, minerale si dhe antioksidantë. Vaji i arrës së kokosit, nëse zëvendëson gjalpin, i bën të pasura me acid laurik i cili nxit gjumin.