Hailey Bieber dhe Justin Bieber kanë shënuar një dekadë të tërë bashkë, duke festuar këtë moment të rëndësishëm në natën e Vitit të Ri. Hailey postoi një foto të së kaluarës në Instagram Story, duke shpërndarë një puthje pasionante me Justin, që daton nga vitin 2016, kur ata bënë publike lidhjen e tyre.
“Dhjetë Vite bashkë… dhe duke numëruar”, shkroi Hailey në mbishkrimin e fotos, që u bë menjëherë një temë diskutimi për fansat. Imazhi i postuar nga Justin në vitin 2016 i kthen përdoruesit e mediave sociale në kohë, ku shihet Justin duke përqafuar Hailey-n me një buzëqeshje, ndërsa ajo është veshur me një bluzë të shkurtër dhe pantallona xhins.
Por, kjo ngjarje ka nxitur komentet e fansave që nuk kanë mundur të shmangin rikujtimin e lidhjes së mëparshme të Justin me Selena Gomez. Disa përdorues të rrjeteve sociale shprehën dyshime në lidhje me vijën kohore të marrëdhënies, duke kujtuar se Justin ishte ende në një lidhje me Selena gjatë periudhës që u shkrep kjo foto.
Ndërsa disa përdorues mbronin Hailey-n, duke theksuar se mbishkrimi ishte përvjetori i fotos dhe jo lidhja e vazhdueshme, diskutimet për të kaluarën e Justin dhe Selena mbeten një temë e nxehtë.