Truri i personave të cilët janë obezë apo kanë disa kilogramë më shumë sesa duhet, është i plakur 10 vite më shumë krahasuar me atë të atyre normal.
Këtë e tregon një studim i kryer me rezonancë magnetike i universiteteve “Cambridge” dhe “Yale”, i publikuar në revistën shkencore “Neurobiology of Aging”, transmeton Ekonomia Online.
Skanimet cerebrale të 246 personave me peshë normale dhe të 227 të tjerëve obezë ose mbi peshë ndërmjet moshës 20 deri në 87 vite, evidentuan që në moshën 37 vjeçare kur nis zvogëlimi i vëllimit të fashës së fibrave nervoze, substanca e bardhë e të dytëve del më e lehtë sesa e të parëve.
Diferenca është maksimale në moshën 40 vjeçare e më pas stabilizohet, me një shkëputje prej 10 vitesh plakje më shumë për obezët.
Ky përfundim arrihet bazuar nga imazhet. Megjithatë është e nevojshme që të bëhen disa saktësime.
Zvogëlimi i substancës së bardhë nuk ka sjellë asnjë rënie në funksionin konjitiv të trurit për personat mbipeshë, ku koeficienti i inteligjencës rezultoi në të njëjtën linjë me atë të individëve të dobët.
Për më tepër është e vështirë për të kuptuar nëse ulja e volumit të fibrave nervoze shkaktohet nga shtimi i BMI-së, nëse është shkaku, apo nëse kanë të dyja një origjinë të përbashkët.
Mirëpo, studimi është i limituar për të mos ndjekur pacientë përgjatë hapësirës kohore, sepse “fotografon” vetëm situatën aktuale, shkruan Shqip. Edhe përdorimi i BMI-së mund të fshehë të papritura, sepse nuk llogarit masën muskulore, e ndryshme nga yndyra trupore.
Tani do të duhet që të qartësohet marrëdhënia e kësaj lidhjeje të drejtpërdrejtë me fillimin e sëmundjeve në tru.