Konsumojeni këtë pije për të humbur peshë

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 01:00 | Nga Ekonomia Online

Është e rëndësishme ta dini se detoksikimi është thelbësor për trupin e njeriut.

Përmes detoksikimit i eliminoni të gjitha toksinat nga trupi, e kjo kontribuon në absorbimin e duhur të vlerave ushqyese nga ushqimi.

Veç kësaj, përbërësit toksik dhe kanceroz neutralizohen nga procesi i detoksikimit.

Por, për ta kryer këtë proces në mënyrën më të lehtë dhe mirë të mundshme, ekziston një pije magjike nga mjekësia tradicionale e cila e shpejton metabolizmin, përmirëson sistemin e imunitetit, e pastron trupin nga toksinat, si dhe ndihmon t’i hiqni kilet e tepërta.

Vlen të ceket se obeziteti apo pesha e tepërt është e ndërlidhur me hipertensionin, diabetin, sëmundjet e zemrës e shumë probleme të tjera shëndetësore.

Veç kësaj, sipas një studimi të publikuar në revistën “The Journal Hearth” thuhet se pesha e tepërt mund ta shkaktojë vdekjen e papritur.

Nëse veç jeni të interesuar të humbni peshë shumë shpejt dhe ta bëni këtë në mënyrë natyrale, atëherë ushqimit të shëndetshëm dhe ushtrimeve fizike duhet t’ia bashkëngjitni edhe këtë pije.

Përbërësit: Gjysmë limoni, një kastravec, një lugë gjelle xhenxhefil, një tufë majdanoz, një e treta e gotës me ujë.

Të gjithë përbërësit i përzieni derisa ta fitoni një lëng të mahnitshëm. Lëngun e fituar e pini çdo natë para se të flini dhe rezultatet do t’i vëreni brenda një kohe shumë shkurtër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme