Është mbajtur ceremonia e hapjes së Kampit WiSci (Gratë në shkencë), ku 100 vajza nga Kosova, ShBA-ja, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia V. dhe Serbia do të kenë rastin të rrisin aftësitë e tyre në shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë dhe art, raporton EkonomiaOnline.
Në hapje të këtij kampi u shfaq një video e vajzave pjesëmarrëse ku tregohet se pse kanë vendosur të marrin pjesë në këtë kamp.
Sara Olmstead, drejtoreshë e ekzekutive e “Sfidat e Mijëvjeçarit” bëri hapjen e konferencës duke uruar pjesëmarrësit dhe organizatorët për këtë ngjarje.
“Dua të falënderoj të gjithë dhe të ju falënderoj për pjesëmarrjen në këtë kamp. Vajzave nga Kosova ShBA, Serbia Maqedonia Veriore dhe ju them se do të kënaqeni në këtë kamp, dhe do të jetë eksperiencë e paharruar. Dua të falënderoj edhe partnerët e këtij kampi, departamentin e shtetit NASA-n, Coca Colën, Universitetin e Prishtinës, Kolegjin AAB e të tjerët”, tha ajo.
Petrit Selimi, drejtor i “Sfidat e Mijëvjeçarit për Kosovë, tha se është nder që janë bashkëpjesëmarrës në këtë konferencë, ku Kosova pret këto vajza nga vende të ndryshme të rajonit dhe ShBA-së.
“Kur Sara erdhi te unë para disa muajsh, me një ide të mrekullueshme që njerëzit të vinë këtu për shkencë, dhe ne shikuam çfarë mund të bëjmë dhe pas disa muajsh thamë po, Kosova mund të organizoj këtë kamp, me vajza nga Kosova, Maqedonia Veriore, Serbia e vende të tjera mirësevini dhe ne do të mundohemi si të krijojmë një partneritet me të gjithë këto shtete”, tha ai
Bayely Lauschen, drejtoreshë e kampit, tha se kjo është një mundësi jetësore për vajzat pjesëmarrëse.
“Jam shumë e lumtur të jem këtu. Kjo është e pabesueshme. Jam shumë falënderuese për çdo person që është këtu. Jam e lumtur për të gjithë. Kjo është mundësi jetësore. Ju lutem vajza jepni gjithçka nga vetja”, tha ajo.
Ky kamp do të mbahet nga sot deri më 29 gusht.