Minsitria e Infrastrukturës do të marrë përsipër financimin e tërësishëm për realizimin e dy projekteve infrastrukturore në Komunën e Klinës, atë të asfaltimi të rrugëve ndërmjet fshatrave Stupë-Videjë dhe Zajm me një vlerë prej rreth 100 mijë eurosh.
Kështu janë dakorduar të enjten Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota të cilët kanë nën-shkruar një memorandum të mirëkuptimit për realizimin e këtyre projekteve.
Ndërkohë, Komuna e Klinës do të kryej procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, ku pritet të caktojë komisionin vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe inspektimin final të punimeve në të cilin komision do të marrë pjesë edhe një anëtar i Ministrisë së Infrastrukturës./GazetaFjala/