Kryetari i Klinës tregon situatën që po mbretëron sot në qytetin e izoluar

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka folur gjendje e sotme në Klinë, e cila po e kalon ditën e izoluar në të gjitha hyrje-daljet e saj.

Elezaj ka deklaruar se situata është e qetë dhe po punojnë në uljen e shkallës së panikut dhe rritjes së masave  të kujdesit për qytetarët

Kryetari Elezaj ka dhënë shpresë se asnjëri nga personat që kanë punuar bashkë me pacienten 20 vjeçare të prekur me coronavirus, nuk ka shenja të kësaj pandemia.

“Është një mëngjes kryesisht i qetë, ka pak panik tek qytetarët por ne po punojmë që kujdesi të rritet dhe paniku të ulet. Janë 40 personat, të cilët supozohet të kenë pasur kontakt me personin që rezultoi pozitiv me COVID 19. Të njejtit janë mirë me shëndet, pa shenja të dyshimeve dhe nuk kanë dhënë mostrat e testit, meqë janë mirë.”-tha Elezaj, për “Radio 1”

Elezaj shoti se masat do të respektohet në tërësi dhe se Klina momentalisht është e furnizuar me gjëra ushqimore elementare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme