Capital T ka bërë të ditur se shumë shpejt do të sjellë projektin e tij më të ri muzikor.
Kënga e re është titulluar “100”, gjersa lajmin për realizimin e këtij projekti e ka bërë të ditur vetë re-peri, përmes publikimit të një fotografie në rrjetet sociale.
Këto ditë Capital T ka përfunduar edhe xhirimet e videoklipit, ku nga pamjet e para duket se Kapo do të vijë mjaft ekstravagant, duke u shfaqur me stilin e tij të zakonshëm, teksa nuk do të mungojnë as modelet e ekspozuara në klip.
“100” do të publikohet më datën 1 dhjetor në kanalin zyrtar të re-perit në Youtube.