100-vjeçarja në Francë e ngatërroi Merkelin me gruan e Macronit

Paris | 12 Nën 2018 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Jo gjithçka shkoi në bazë të protokollit në shënimin e 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Liderët botërore që u mblodhën në Paris në disa raste dilnin edhe jashtë këtij protokolli.

Përderisa presidenti francez, Emmanuel Macron, po takonte një grua 100-vjeçare e lindur në po të njëjtin vit kur edhe kishte përfunduar lufta.

Ajo u shpreh se e gjithë kjo është e mrekullueshme, duke ia dhënë dorën presidentit Macron.

Përderisa po realizohej biseda, gruaja e pyet kancelaren gjermane, Angela Merkel nëse ishte ajo ishte bashkëshortja e Macronit.

Merkel u përgjigj në mënyrë shumë të sjellshme, duke i thënë se ishte kancelarja gjermane.

https://www.facebook.com/BFMTV/videos/251713548828099/?t=0

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme