Macron dhe Putin do të zhvillojnë sot bisedë telefonike

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Zyra e presidentit francez, ka njoftuar se Emmanuel Macron do të flasë sot me Vladimir Putin në telefon.

Dy liderët nuk kanë folur që nga 29 marsi, por deri në atë moment kanë qenë në kontakt të rregullt.

Macron që atëherë ka siguruar rizgjedhjen si president francez për një mandat të dytë, raporton BBC.

Përpjekjet e tij për të mbajtur komunikim të hapur me liderin rus kishin çuar në kritika brenda dhe jashtë vendit, përfshirë këtu edhe kryeministrin polak.

“Është detyra ime të flas me të, na duhet. Nuk do të ndalem”, ishte shprehur ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme