Policia gjen armë gjatë dy kontrolleve, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Prishtinë | 23 Nën 2026 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Dy raste të armëmbajtjes pa leje janë evidentuar në Pejë dhe Rahovec, ku Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë zjarri, një karikator dhe shtatë fishekë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti i parë është regjistruar në Rahovec, më 22 nëntor, rreth orës 09:15, ku është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, në një çantë, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në Pejë, po më 22 nëntor, rreth orës 19:30, gjatë një pike kontrolli policor. Gjatë kontrollit të një personi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe shtatë fishekë.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë për rastin në Rahovec.

Edhe në rastin e Pejës, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me urdhër të prokurorit.

Të ngjashme