Policia arreston dy persona në Podujevë, konfiskohen dy armë e mbi 15 fishekë

Prishtinë | 23 Nën 2026 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës gjatë 24-të orëvë të fundit në Podujevë ka arrestuar dy persona. Po ashtu gjatë këtij intervali kohor janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 17 fishekë.

Rastet e raportuara:

Podujevë / 19.11.2026 – 22:00. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 9 copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë 22.11.2026-10:43.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pushkë gjuetie dhe 8 fishekë. Pas intervistimit, me vendim  të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme