1000 ditë nga agresioni rus në Ukrainë: Kosova iu bashkua sanksioneve të aleatëve kundër Rusisë, Serbia vazhdon miqësinë me presidentin dhe Federatën Ruse

Prishtinë | 19 Nën 2024 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Ndërsa lufta në Ukrainë po kalon 1000 ditë, Rusia po vjen duke u bërë më e ashpër me sulmet e saj.

Mijëra jetë të humbura e shumë të plagosur kanë mbetur në gjithë këto ditë sulmesh mbi Ukrainën.

Gati tri vjet që kur Rusia e Vladimir Putinit filloi agresionin mbi Ukrainë, konflikti vazhdon të konsumojë sasi të mëdha armatimi dhe të marrë jetë njerëzish.

Dhe sulmet e mëdha me raketa dhe dron vazhdojnë të synojnë infrastrukturën kryesore të energjisë në Ukrainë dhe të marrin jetën e civilëve.

Kur tanket hynë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, qëllimi i Rusisë ishte të shkatërronte qeverinë aktuale dhe ta kthente Ukrainën në një vend “që fokusohej” kah Moska.

Por krejt kjo, u has në rezistencë. Ukraina mblodhi burra e gra që luftuan e po luftojnë fort ndaj sulmeve të pandalshme ruse.

Dhe duket se presidenti rus nuk po lëshon pe, pavarësisht thirrjeve e bisedave me liderë e njerëz me ndikim në botë.

Qysh kur Rusia nisi sulmet mbi Ukrainë, shteti u përball me sanksione të shumta të cilat vazhdojnë edhe sot.

Në mesin e shumë shteteve që vendosën sanksione ndaj Rusisë është edhe Kosova.

Të ngjashme