101 aktakuza për dy javë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka ngritur gjithsejtë 101 aktakuza për raste të ndryshme penale.

Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur 8 aktakuza, në Departamentin e Përgjithshëm për dy javë janë ngritur 84 aktakuza, ndërsa, Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie ka ngritur 9 aktakuza.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme