Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 5 persona janë shëruar nga Covid-19 si dhe janë regjistruar 7 raste të reja të infektuara.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik si dhe nga Komuna e Malishevës.
Nga kjo e fundit thonë se deri tani në këtë komunë janë infektuar me Covid-19, 646 persona. Ndërsa, 105 raste janë ende aktive me të, si dhe 40 persona kanë humbur betejën me këtë virus.
“Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, kur është regjistruar rasti i parë, më 14 mars 2020, e deri më sot, me Covid-19, janë regjistruar 646 persona, prej tyre 501 janë shëruar, 40 kanë vdekur dhe aktiv me Covid-19 janë edhe 105 persona”, thuhet nga kjo komunë.