109-shi i PDK-së: Në këto zgjedhje kam synime edhe më të mëdha për qytetarët

| 27 Dhj 2024 | 12:30 | Nga

109-shi i PDK-së: Në këto zgjedhje kam synime edhe më të mëdha për qytetarët

Bekim Haxhiu, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet parlamentar të 9 shkurtit sërish do të jetë kandidat për deputet me numrin e njëjtë sikurse në zgjedhjet paraprake 109.

Haxhiu ka shkruar në “Facebook” se në pesë mandate deputet është munduar të jetë i përgjegjshëm, të jetë zëri juaj, të jem pranë çdo qytetari që kishte nevojë për mbështetjen time.

Postimi i plotë i tij:

“Edhe kësaj radhe PDK-ja ma ka besuar rikandidimin për deputet të Kuvendit të Kosovës, sërish me numrin 109. Në pesë mandate deputet jam munduar të jem i përgjegjshëm, të jem zëri juaj, të jem pranë çdo qytetari që kishte nevojë për mbështetjen time. Në këto zgjedhje kam synime edhe më të mëdha për mirëqenien e qytetarëve, kam vizion të qartë për zhvillimin e një shoqërie më të drejtë e më të barabartë, për një Kosovë edhe më mirë, andaj tani unë kam nevojë për mbështetjen tuaj.

Ju lutem, bisedoni me familjarët tuaj, me miq e shokë, kërkoni nga ata që të votojnë për:

PDK✅

Bedri Hamazën për Kryeministër Nr.1✅

Bekim Haxhiu për deputet Nr.109✅

Ju premtoj se unë do të vazhdoj të jem po ai njeriu i përkushtuar që dëgjon hallet tuaja dhe i prezanton ato për t’u dhënë zgjidhje.

Me respekt,

Prof. Asoc. Bekim Haxhiu

Të ngjashme