Lëndë narkotike dhe armë zjarri janë sekuestruar gjatë një operacioni policor në Tiranë, në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Kështu ra në pranga një 40-vjeçar që posedonte armë zjarri dhe tregtonte lëndë narkotike.
Bëhet fjalë për shtetasin E. R., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili në zonën e Freskut, u kapjnë flagrancë me 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Kontrolli ka vijuar në banesën e 40-vjeçarit, ku Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, doza të tjera me kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, si dhe peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.