Zelensky mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 09:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri, Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Takimi Rama-Zelensky është i pari në axhendën e ngjeshur të Presidentit të Ukrainës në këtë vizitë të parë në Shqipëri, ndërsa më pas parashikohet takimi mes dy delegacioneve ndërsa pritet firmosja e një marrëveshjeje dypalëshe.

Presidenti Zelensky po zhvillon vizitën e tij të parë në Tiranë në kuadër të Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”, që organizohet sot në kryeqytetin shqiptar.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy është bashkëorganizator i Samitit, së bashku me Kryeministrin Edi Rama. Në Samit marrin pjesë 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.

Përpara pjesëmarrjes në samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore” në Tiranë, Zelensky konfirmoi se palët do të diskutojnë bashkëpunimin politik dhe atë të mbrojtjes, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë.

Të ngjashme