Së paku 11 veta janë vrarë orët e hershme të ditës së sotme në Jemen.
Një makinë bombë vetëvrasëse ka sulmuar një pikë kontrolli të drejtuar nga forcat lokale dhe mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, thonë zyrtarët dhe banorët e zonës, shkruan Reuters.
Banorët kanë thënë se një sulmues ka hapur zjarr në pikën e kontrollit dhe më pas tjetri ka drejtuar veturën drejt saj. Ata madje kanë thënë se numri i të vdekurve është 12.