ShBA-ja publikon sulmin me dron me të cilin vrau 10 civilë në Afganistan, përfshirë 7 fëmijë

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Pentagoni i ka publikuar pamjet e sulmit me dron nga forcat amerikane në Kabul të Afganistanit, nga i cili u vranë dhjetë civilë në orët e fundit të tërheqjes kaotike të ShBA-së nga shteti i rrënuar nga lufta.

Gazeta e njohur amerikane, “The New York Times”, e siguroi videon përmes padisë në bazë të Aktit për Lirinë e Informimit kundër Komandës Qendrore të ShBA-së, e cila i publikoi pamjet në uebfaqen e vet.

Kjo është hera e parë që publikohen pamjet e sulmit me dron, të cilin Pentagoni fillimisht e kishte mbrojtur, por më vonë e quajti gabim tragjik. Sulmi kishte ndodhi më 29 gusht të vitit të kaluar, shkruan The Guardian.

E përditshmja amerikane tha se sulmi është kryer nga dy dronë të modelit “MQ-9 Reaper”. Në pamje shihen persona që janë duke lëvizur në zonën e sulmit dhe përreth saj.

Sipas një hetimi që Pentagoni e zhvilloi vitin e kaluar, sulmi në Kabul u cilësua “gabim i sinqertë”, por nuk u rekomanduan masa disiplinore ose ligjore kundër autorëve të sulmit. Ky rekomandim nxiti reagime të shumta nga Kongresi dhe grupet për të drejtat e njeriut.

Dhjetë viktimat civile të sulmit me dron nga ShBA-ja, nga fëmijët 2 vjeç deri te burri 43-vjeçar

Në mesin e viktimave të sulmit ishin Zemari Ahmadi, i cili punonte për një organizatë amerikane të ndihmave, dhe nëntë anëtarë të familjes së tij, përfshirë shtatë fëmijë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme